Kanë të ardhurat më të vogla por kosovarët pushojnë më shumë se fqinjët rajonal

  • 18 August 2019 - 20:20
Kanë të ardhurat më të vogla por kosovarët pushojnë më shumë se fqinjët rajonal

Në një anketë të nisur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, është zbuluar se 46% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar nuk kanë mundur t’i ofrojnë vetes as një javë pushim jashtë shtëpisë.

Nëse marrim shtetet veçmas, del se qytetarët e Shqipërisë janë ata që më së paku kanë pushuar. 63 % e qytetarëve të këtij shteti nuk arritën që të pushojnë. Serbët janë të dytit.

Ndërkohë vetëm 33% e qytetarëve të Kosovës nuk arritën të marrin pushime. Më shumë pushim se qytetarët e Kosovës del se bëjnë vetëm boshnjakët.


(Kosova Sot Online)