Kiosqet e reja, pronarët protestojnë sërish kundër ankandit të Komunës së Prishtinës

  • 19 gusht 2019 - 09:48
Kiosqet e reja, pronarët protestojnë sërish kundër ankandit të Komunës së Prishtinës

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës sërish po protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po kundërshtojnë kriteret e vëna nga komuna, duke konsideruar se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.

Në shpalljen e re për dhënien në shfrytëzim të kioskave, Komuna ka vendosur që ato t’i jap për ofertues të cilët në tri vjetët e fundit kanë pasur qarkullim prej 5 milionë euro.

Ata që duan të bëhen pronar të tyre, gjithashtu duhet të kenë një rrjet tregtar prej më së paku 5 marketeve të shitjes me pakicë në territorin e Prishtinës.

E këto kritere sipas shfrytëzuesve janë diskriminuese dhe si të tilla janë të papranueshme për ta.

Prandaj at kërkojnë nga asambleja komunale e Prishtinës që të votojnë më shumicë të votave që shfrytëzuesve aktual t’u vazhdohet e drejta e shfrytëzimi te hapësirës nga 10 deri ne 40 vjet.

(Kosova Sot Online)