Shakaja e radhës e Kadri Veselit: 'Uran Ismajli bëri atë që se ka bërë askush'

  • 19 August 2019 - 12:31
Shakaja e radhës e Kadri Veselit: 'Uran Ismajli bëri atë që se ka bërë askush'

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që deri tani ushtroi postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ishte partnerë në Qeverinë e Haradinajt, ka thurur lavde për ish-këshilltarin e tij tani ministër në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismailin.

Ai ka thënë se punën që e ka bërë Ismaili në shëndetësi nuk e ka bërë askush.

“Me vendime të guximshme, ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi. Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi”.

Veseli ka dalë në teren dhe ka filluar fushatën e tij politike për zgjedhjet që pritët të mbahen në vjeshtën e këtij viti – shkruan SYRI.net Kosova

Ai ka renditur disa arsyeje pse sipas tij Ismaili ishte i suksesshëm.

“Në takim me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës theksova se shembulli i shëndetësisë, që për herë të parë udhëhiqet nga PDK—ja, me mua si kryeministër do të jetë modeli i luftës sonë kundër korrupsionit”.

“Me gjashtë milionë euro të shpëtuara duke luftuar korrupsionin në shëndetësi, ne tani çdo vit mund të investojmë më shumë dhe të ndërtojmë spitale të reja, të blejmë aparaturë të re dhe barna shumë më cilësore”.

(Kosova Sot Online)