Alarmi i rëndë: Skandaloze, ky është dështimi më i madh i Kosovës

  • 20 August 2019 - 07:34
Alarmi i rëndë: Skandaloze, ky është dështimi më i madh i Kosovës

“Kosova po dështon në shumë fusha jo vetëm në investime. Dështimi më i madh dhe skandaloz është largimi i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga ulëset e Bordit të Agjencisë Kosovare për krahasim dhe verifikim të Pronës, shkaku se është zgjedhur njeriu pa kalibër dhe pa kualifikim të duhur”, tha Grapci “Kosova Sot Online”.

Shteti i Kosovës, sipas analistëve politikë po dështon përballë vendeve të rajonit për të tërhequr investitorët e huaj, dhe për këtë, politikanët kosovarë nuk japin përgjegjësi para qytetarëve për dështimet e tyre? Sipas analistëve dhe njohëseve të zhvillimeve politike dhe të fushës së ekonomisë, në Kosovë , në mungese të sundimit të ligjit, për çdo investim vendor apo ndërkombëtar, poqëse nuk ipet haraç apo poqese pushtetarët nuk kanë përqindje në atë projekt, nuk ka shans që investimi të ndodhë, dukur kjo që po ndodhë në të dyja nivelet, si në komuna ashtu edhe në institucionet qendrore.

Image

E lidhur me këtë, njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci thotë se shteti i Kosovës po vazhdon dështimet e mëdha pothuajse në të gjitha fushat, jo vetëm në investimet e huaja.

“Kosova po dështon në shumë fusha jo vetëm në investime. Dështimi më i madh dhe skandaloz është largimi i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe nga ulëset e Bordit të Agjencisë Kosovare për krahasim dhe verifikim të Pronës, shkaku se është zgjedhur njeriu pa kalibër dhe pa kualifikim të duhur. Prandaj ku të presim investitorë, kur në krye të qeverisjes kemi njerëz që punojnë vetëm për interesa personale, e jo shtetërore dhe institucionale, në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thotë Grapci “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë dukuri në Kosovë, është largimi total i ish-ushtarëve të UÇK-së që tani janë në pozita shtetërore.

“Është fakt që ka haraç në Kosovë dhe do të ketë gjithmonë, por e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë dukuri në Kosovë, është largimi total i ish-ushtarëve të UÇK-së që tani janë në pozita shtetërore, duke iu japur mundësinë rinisë kosovare për ta marrë shtetin në dorën e tyre, dhe personave që ia dijnë vlerën qytetarit, e jo hajnisë dhe haraçit. Qytetarët e Kosovës janë ata qe duhet të fillojnë ta ndryshojnë mendimin, qytetarët e Kosovës duhet të fillojnë të mendojnë se këta që i kemi pasur deri sot në pushtet, a ia vlejti që t’i mbajmë aty për 20 vite apo kemi gabuar?”, shton Grapci.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës janë ata që duhet ta bëjnë ndryshimin.

“Ndryshimin e Qeverisë, zgjidhjen e Kryeministrit dhe deputetëve nuk munden ta bëjnë ambasadat e huaja, por duhet ta bëjmë ne si qytetarë të këtij vendi, duke e votuar partinë dhe personin që me të vërtetë din se si t’i mbrojë interesat e qytetarëve e jo disave që sot e rrahin gjoksin duke thënë - hej a dini se kush jam unë? Unë kam qenë në luftë? etj. Korrupsioni dhe Haraçi luftohet vetëm kur gjykatat dhe Policia të pavarësohen nga politika, duke e respektuar Ligjin dhe Kushtetutën 100% , dhe duke i arrestuar ata të cilët janë fajtor e jo duke i lënë të lirë”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti dhe njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)