Gjuajti me kallashnikov në dasmë, arrestohet burri nga Rahoveci

  • 20 August 2019 - 16:03
Gjuajti me kallashnikov në dasmë, arrestohet burri nga Rahoveci

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i cili mbrëmjen e 22 korrikut kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërkaq i dyshuari është identifikuar me 19 gusht nga ana e policisë.

I dyshuari ka dorëzuar armën AK-47 pa municion ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është liruar dhe rasti vazhdon në ;procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)