Kështu i shpëtoi therjes me thikë një polic nga Peja

  • 20 August 2019 - 16:38
Kështu i shpëtoi therjes me thikë një polic nga Peja

Mëngjesin e sotëm në Pejë është sulmuar me thikë një zyrtar policor. Ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq rasti po cilësohet “Vrasje në tentativë”.

Rastin për media e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:55 ne rrugën Mbretëresha Teutë, ka ndodhur një rast ku është sulmuar papritmas një zyrtar policor,  i cili ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor  dhe ndihmës se një qytetari është  arritur që viktima të shpëtoj me jetë, personi i dyshuar është arrestuar, gjendja e viktimës sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Rugova ka theksuar se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në tentativë”.

“Hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)