Gani Geci i reagon ashpër Albin Kurtit dhe VV-së, tregon me emra kandidatët për kryeministër nga LDK

  • 20 August 2019 - 21:05
Gani Geci i reagon ashpër Albin Kurtit dhe VV-së, tregon me emra kandidatët për kryeministër nga LDK

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Kjo për shkak se, Lëvizja Vetëvendosje nuk po dëshiron me bë koalicion me Lidhjen Demokratiek të Kosovës, për të cilën Geci thotë se, VV-ja po e luan lojën “m’ka çu nana me la gojën”.

Ja postimi i plotë i Gani Gecit:

VV PO LUAN LOJEN "M'KA QU NANA ME LA GOJEN"

Sipas parashikimeve VV nuk është e interesuar për koalicion me LDK-në.

VV ështe e interesuar të luaj lojën politike gjoja ne jemi duke e lutur LDK-në që ta nxjerrim Kosovën nga situata e mjeruar Politiko -Socio - Ekonomike dhe tani LDK u vonua dhe VV nuk pret ma. 

Ose loja tjeter ja Albin Kurti kryeministër, ja Kosova ka me vdekë.

VV e din se ka vetem një kandidat për kryeministër, ndersa LDK i ka të paktën 10 të përgaditur me pëgaditje shkollore shumë më shumë se Albin Kurti.

Elektorati i LDK-së e don Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre ,LDK ka edhe të tjerë akademik Kujtim Shalën, Arban Abrashin, Anton Qunin por edhe nga Strukturta e vjetër e ka mjalft kandidat ka Agim Veliun, Lutfi Hazirin prandaj taktika e VV "m’ka qu nana me la gojen" sa për të tërhequr ndonjë pikë para zgjedhjeve nuk është korrekte.

Kjo metoda unë te luta ti nuk deshte ti je fajtor,nuk funksionon!

Nëse VV e don Kosovën më shumë se pushtetin le ta nominojn së bashku me LDKnë, kryministër Kujtim Shalën ose Vjosa Osmanin dhe le ta marrin Kryetarin e Parlamentit le ti ndajnë postet ministrore 50:50 edhe me këtë hapë tregojnë që po e don Kosovën më shumë se pushtetin, përndryshe VV po lun me karten e djegur dhe mund ti kthehet boomerang.

(Kosova Sot Online)