Paralajmërohen ashpër Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti: Ja pse u bënë bashkë...

  • 21 August 2019 - 07:39
Paralajmërohen ashpër Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti: Ja pse u bënë bashkë...

“Koalicioni në mes AAK-së dhe PSD-së është thjeshtë një koalicion i programuar nga ata që po i mbajnë me ndihma financiare, për interesat e tyre personale”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me PSD-së e Shpend Ahmetit.

Image

E ky koalicion zgjedhor, sipas analistëve politikë është bërë nga frika e madhe që këto dy parti kishin nga moskalimi i pragut zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme që pritët të mbahen në vjeshtë.

Madje, analistët thonë se prapa këtij koalicioni qëndrojnë mafio-oligarkët Devolli, ku sipas tyre, Haradinaj dhe Ahmeti do shfrytëzojnë koalicionin për shantazhimin e skenës politike ne Kosovë.

Sipas analistëve, tashmë u dëshmua qartë se Shpend Ahmeti ishte gjithmonë një patericë e Ramush Haradinajt dhe koalicionit PAN.

 

“Këto koalicione që po bëhen nga partitë politike sidomos me ato parti të cilat kanë qenë opozitë, po bëhen jo vetëm nga frika, por nga humbja e votuesve dhe e pushtetit. Koalicioni në mes AAK-së dhe PSD-së është thjeshtë një koalicion i programuar nga ata që po i mbajnë me ndihma financiare, për interesat e tyre personale”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Dardan Grapci.

Sipas tij, Shpend Ahmeti do të kërkojë ndihmë nga Devollët për blerjen e votave.

“Duke e ditur që Ramush Haradinaj njihet për pasurinë që e ka, Shpend Ahmeti do të kërkojë ndihmë financiare nga Devollet për blerjen e votave nga qytetarët, por jam i bindur që kjo më s’ka me përfundu mirë, sepse qytetarët janë të mllefosur me AAK-në dhe Prishtina me Shpend Ahmetin. Prandaj AAK-ja dhe PSD- ja s’do ta kalojnë pragun zgjedhor”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)