“Mushkëritë e botës” po digjen me shpejtësi rekord, situatë emergjente në Brazil

  • 21 August 2019 - 16:17
“Mushkëritë e botës” po digjen me shpejtësi rekord, situatë emergjente në Brazil

Disa vatra zjarri masive kanë përfshirë pyjet në Amazonë të Brazilit.

Sipas Institutit Brazilian për Kërkimet në Hapësirë, të dhënat satelitore treguan një rritje prej 84% të numrit të zjarreve krahasuar me një vit më parë.

Tymi ka shkaktuar mbulimin me re të San Paolos, si dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.


E gjithë kjo vjen një javë pasi Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, shkarkoi nga detyra kreun e agjencisë për të dhënat e shpyllëzimit.

Pyjet e Amazonës njihen si mushkëritë e botës dhe janë faktori kyç që po ndalon rritjen e nivelit të ngrohjes globale.

Këto pyje gjithashtu janë shtëpi për rreth tre milion lloje bimësh dhe kafshësh, si dhe strehojnë rreth një milion njerëz indigjenë.

Konservatorët fajësojnë presidentin Bolsonaro, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit dhe fermerët të pastrojnë tokën.


(Kosova Sot Online)