Pamje të tmerrshme, nxënësit mbajnë rradhë për tu rrahur

  • 22 gusht 2019 - 09:42
Pamje të tmerrshme, nxënësit mbajnë rradhë për tu rrahur

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi. Rasti më i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në një qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Protagonist ka qënë drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit. Të vendosur në rrjesht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit. Ndërkohë në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.

Me pamjet që u bënë virale brenda pak minutash, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës.”-thuhet në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikan. 

(Kosova Sot Online)