Zgjedhjet e jashtëzakonshme në dorë të Hashim Thaçit

  • 22 August 2019 - 11:26
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në dorë të Hashim Thaçit

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dekretim.

91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime. Kuvendi vendos për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dërgohet presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)