Rrahje në Gjilan
Një person nga Gjilani është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht një tjetër person, duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton gazeta Kosova Sot Online.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot)