Një skandal tjetër i BIK’ut, mishin e kurbanit e shpërndajnë me vetura që i bartin kufomat

  • 22 August 2019 - 20:52
Një skandal tjetër i BIK’ut, mishin e kurbanit e shpërndajnë me vetura që i bartin kufomat

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit është bërë në mënyra të papranueshme.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shfrytëzoi mjetin e transportit për bartjen e kufomave për të shpërndarë mishin e kurbanëve nëpër familje.

Përfaqësues të BIK’ut në Prizren, i kanë thënë mediave se kjo ndodhi për shkak se nuk kishin mundësi të tjera.

Për qytetarët kjo ishte e papranueshme. Ata kanë thënë se rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie.

(Kosova Sot Online)