Policia fillon largimin e veturave të aksidentuara nga rruga “Agim Ramadani”

  • 23 August 2019 - 14:44
Policia fillon largimin e veturave të aksidentuara nga rruga “Agim Ramadani”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona.

Si pasojë e numrit të madh të veturave të përfshira në aksident, është bllokuar rruga ‘Agim Ramadani’, ndërkohë tashmë Policia e Kosovës ka filluar të largojë nga rruga veturat e aksidentuara për të zhbllokuar rrugën.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’.

Ndërkohë ende nuk ka dalë raporti zyrtar, në bazë të të cilit do të mund të dihen edhe shkaqet e aksidentit.

(Kosva Sot Online)