Pamjet shokuese: Burri vret me thikë gruan në sy të vajzës (+18)

  • 23 August 2019 - 20:26
Pamjet shokuese: Burri vret me thikë gruan në sy të vajzës (+18)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky krim makabër ka ndodhur në sy të vajzës së tyre 10-vjecare.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar. Sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

“Nuk dua të vdes”, mendohet se ishin fjalët e fundit të Emines ndërsa vajza e cila ka parë skenën makabre, sipas mediave turke ka thënë: “Mami të lutem mos vdis”.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagime të shumta në vend.

Image


“Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në Twitter aktorja Hazal Kaya.

(Kosova Sot Online)