Zbulohen arsyet: Ja dy faktorët kryesorë që nuk po ngiten aktakuzat nga Specialja

  • 24 August 2019 - 07:45
Zbulohen arsyet: Ja dy faktorët kryesorë që nuk po ngiten aktakuzat nga Specialja

“I pari është se akoma nuk janë intervistuar të gjithë ata që janë në programin e gjykatës si të dyshuar për krime lufte, dhe faktori i dytë është se Gjykata Speciale deri në fillim të shtatorit është në periudhën e pushimeve”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”,

Gjykata Speciale tashmë ka intervistuar një numër të madh të personave nga Kosova, përfshirë komandantë të politikanë të rangut të lartë në Kosovë. Por deri më tani, Specialja nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. E lidhur me vonesat për ngritjen e aktakuzave, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image

Ai ka treguar dy faktorët kryesorë, që sipas tij po ndikojnë në vonesat e aktakuzave.

“Pse nuk keni deri tani asnjë aktakuzë nga Gjykata Speciale, janë dy faktor. I pari është se akoma nuk janë intervistuar të gjithë ata që janë në programin e gjykatës si të dyshuar për krime lufte, dhe faktori i dytë është se Gjykata Speciale deri në fillim të shtatorit është në periudhën e pushimeve”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, fundi i vitit do të jetë koha kur të dyshuarit do të përballën me aktakuzat e Gjykatës Speciale.

“Marrë parasysh dinamikën e punës së Gjykatës Speciale dhe vazhdimit të ftesave në muajin shtator për pjesën e mbetur të dyshuarve për krime lufte, koha më optimal për ngritjen e aktakuzave të para është fundi i vitit apo edhe pjesa e parë e vitit të ardhshëm. Kjo kushtëzohet edhe nga ajo që pas marrjes në intervistim të dyshuarve, Gjykatës po ashtu i duhet edhe një periudhë konsultimi dhe rishikimi i këtyre intervistave me dëshmitë që kanë mbledhur para fillimit të procesit, për të ardhur deri te ngritja e aktakuzave, proces ky që edhe do të ndodhë e po ashtu ngritja e aktakuzave pritet që ta tronditë skenën politike kosovare”, përfundon për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)