Konfirmohet brenda takimit: Ja për çka po vendosin anëtarët e kryesisë së LDK-së

  • 24 August 2019 - 12:31
Konfirmohet brenda takimit: Ja për çka po vendosin anëtarët e kryesisë së LDK-së

Ende është duke vazhduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar para një ore.

Burime të media , brenda mbledhjes, kanë thënë se nuk ka gjasa që sot të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër nga Lidhja Demokratike.

Ky burim i ka thënë medias, se në diskutim janë emërimi i disa pozitave brenda LDK-së që nuk janë bërë ende, duke theksuar postin e sekretarit të partisë.

“Jo nuk është duke u diskutuar emri i kandidatit për kryeministër. S’besoj bile që do të diskutohet sot. Jemi duke folur për disa pozita që nuk janë emëruar ende, sikurse ajo e sekretarit të partisë”, ka thënë ky burim brenda takimit të LDK-së.

(Kosova Sot Online)