Vjen thirrja për Kosovën: Të ndiqet shembulli i Maqedonisë Veriore

  • 24 August 2019 - 15:29
Vjen thirrja për Kosovën: Të ndiqet shembulli i Maqedonisë Veriore

“Ky rast në Maqedoninë e Veriut, do të duhet të ndiqej nga Kosova, ku më vite të tëra sistemi i drejtësisë në vend iu është nënshtruar kapjes, shantazhit, kurroptimit nga ana e kastës politike e cila është kriminalizuar skajshmërisht”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Policia maqedonase ka arrestuar të mërkurën prokuroren e posaçme Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit të njohur si “zhvatja”, ku prokurorja dyshohet se ka përfituar miliona nga një biznesmen. E duke e marr parasysh sistemin e drejtësisë në Kosovë, analistët politikë dhe njohësit e fushës së drejtësisë thonë së një gjendje e tillë është edhe në vendin tonë, ku sipas tyre prokurorët kosovarë, rrallë herë janë akuzuar për ndikimin e tyre në raste të shumta, kundrejt përfitimeve materiale dhe benifiteve të ndryshme.

Image

Sipas tij, Kosova ka një kryeprokuror të politizuar, i përmendur edhe në aferën “Pronto”.“Ngjarjes në Maqedoni Veriore të cilës ju po i referoheni, me arrestimin e prokurores se posaçme Katica Janeva, për afera korruptive, është një shembull që duhet të ndiqet në gjithë rajonin tonë, ku drejtësia është kapur dhe mbahet nga elitat politike të korruptuara. E veçmas ky rast në Maqedoninë e Veriut, do të duhet të ndiqej nga Kosova, ku më vite të tëra sistemi i drejtësisë në vend iu është nënshtruar kapjes, shantazhit, kurroptimit nga ana e kastës politike e cila është kriminalizuar skajshmërisht”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri “Kosova Sot Online”.

“Dhe një sistem të drejtësisë cfarë është aktual në Kosovë, me prokuror gjë gjykatës të korruptuar natyrisht se ndihmon që kasta politike e kriminalizuar ta vazhdoj rehatinë e sajë në institucionet më të larta shtetërore. Ne kemi një kryeprokuror shteti i cili përfolët në një aferë të quajtur si afera "PRONTO", që ngrit dyshime mjaftë të bazuara për politizimin e tij dhe nuk është shumë të thuhet se ai po ashtu është i kapur pikërisht nga eksponentët e aferës "Pronto"”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)