Vetura përplaset me shtyllën, përmbyset në mes të rrugës

  • 25 August 2019 - 23:59
Vetura përplaset me shtyllën, përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rruga Çelidrad, ku një automjet tip Audi me targa AA 444 MI është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në makinë.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve.

(Kosova Sot Online)