Shyqyri Bytyqi jep dorëheqjen nga NISMA

  • 26 August 2019 - 13:16
Shyqyri Bytyqi jep dorëheqjen nga NISMA

Ish-ministri i arsimit nga radhët e NISMA ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti pas një angazhimi të gjatë aty.

“Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë!
Ideale të tilla jetojnë në sinkron me jetën njerëzorë dhe akoma nuk ia kanë arritur të bëhen vetëdija e gjithmbarshme e njerizimit, por kjo nuk duhet të na pengoj e të na ndalë në përpjekjen tonë” shkruan Bytyqi në Facebook.

Ndërsa burime për media kanë thënë se Bytyqi pritet  ti bashkohet AAK-së.

(Kosova Sot Online)