Matadori i famshëm humbi kontrollin, goditet keq nga demi

  • 26 August 2019 - 13:30
Matadori i famshëm humbi kontrollin, goditet keq nga demi

Ka mjaftuar vetëm një moment shpërqendrimi dhe matadori i famshëm Paco Urena, u godit keq nga demi në një arenë në Bilbao të Spanjës.

Goditja e fuqishme i erdhi pasi ai humbi kontrollin, megjithëse kishte bërë disa xhiro dhe e kishte goditur disa herë kafshën me shtiza.

Të pranishmit që e kishin brohoritur disa herë, mbetën të befasuar, kur ai u qëllua me brirë nga preja e tij, mirëpo vazhdoi të luftonte edhe më tutje.

Pa kaluar kohë e gjatë, ai arriti ta mposhte demin.

(Kosova Sot Online)