U përpoq të arrinte në Angli me not, imigranti gjendet i vdekur në brigjet e Belgjikës

  • 27 August 2019 - 09:08
U përpoq të arrinte në Angli me not, imigranti gjendet i vdekur në brigjet e Belgjikës

Trupi i një imigranti nga Iraku, i cili u përpoq ta kalonte ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe përmes notit, është gjetur pa shenja jete në brigjet e Belgjikës.

Imigranti 48 vjeç u gjet afër resortit Zeebrugge, i veshur me një jelek të improvizuar me shishe plastike dhe duke mbajtur një çantë të vogël me dokumentet e identifikimit. Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të qytetit Bruges.

“Është hera e parë që kemi gjetur një trup të imigrantit”, tha Carl Decaluwe, guvernatori i provincës perëndimore, Flanders.

Zyrtarët besojnë se burri vdiq përderisa po kishte nisur të notonte nga një plazh në Francën veriore drejt tokës britanike. Ata mendojnë se rrymat e ujit e kanë dërguar trupin e tij në territorin ujor të Belgjikës.

Sipas një agjencie belge të lajmeve, ai ishte përpjekur të shkonte në Britani përmes notit pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani.

Që nga janari i këtij viti, rreth 1500 imigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare britanike dhe franceze. Kjo shifër është më e madhe se numri i përgjithshëm i personave që u munduan ta kalojnë ngushticën gjatë vitit 2018, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)