Ndërhyn për të shpëtuar shokun, rrihet brutalisht 6-vjeçari

  • 27 August 2019 - 11:38
Ndërhyn për të shpëtuar shokun, rrihet brutalisht 6-vjeçari

Një djalë gjashtëvjeçar në Uashington është rrahur brutalisht pasi u përball me disa fëmijë të cilët po rrihnin dhe po shanin shokun e tij.

Carter English, nga Olimpia, u sulmua nga grupi i shtatë fëmijëve të cilët hidhnin gurë dhe shkopinj mbi të dhe madje përdorën edhe tallash për t’ia hedhur në sy.

Carter, i cili është autik, u la me një krah të thyer, plagë në fytyrë, njëri sy i dëmtuar dhe i tronditur pasi ai u përpoq të ndalonte bullizmin që po i bëhej shokut të tij.

Sipas Daily Mail, i mituri është rrahur nga fëmijët të cilët jetonin pranë tij dhe tashmë ai ka frikë se sulmi mund të ndodhë edhe një herë. “Ata po e ngacmonin dhe po e rrihnin. Unë u thashë atyrë të ndalojnë dhe ata nisën të më sulmojnë mua”, tha Carter për ABC7.

Nëna e tij Dana English u tmerrua kur gjeti djalin e saj të plagosur dhe të tmerruar. Carter u dërgua në Qendrën Mjekësore Harbourview në Seattle, ku ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për syrin dhe ku trajtoi edhe krahun.

Policia po heton incidentin dhe thotë se ata gjetën djalin pesëvjeçar që nxiti sulmin dhe se po planifikojnë të aktivizojnë shërbimet sociale për edukimin e të miturve.

Image

(Kosova Sot Online)