Bie nga 12 metra lartësi, vdes në vendin e punës, një shqiptar

  • 27 August 2019 - 12:57
Bie nga 12 metra lartësi, vdes në vendin e punës, një shqiptar

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në vendin e punës, teksa ka rënë nga një lartësi prej 12 metrash.

Në orët e para të pasdites së djeshme, në San Giuliano të Italisë, 39-vjeçari raportohet sa ka rënë nga  çatia e një depoje industriale. Shqiptari po bënte punimet  për heqjen e çatisë së godinës.

Stafi mjekësor mbërriti në stacionin e shpëtimit, por 39-vjeçari shqiptar ishte tashmë i vdekur.

(Kosova Sot Online)