Bangladeshi heq fjalën “e virgjër” për vajzat nga certifikatat martesore

  • 27 August 2019 - 17:54
Bangladeshi heq fjalën “e virgjër” për vajzat nga certifikatat martesore

Vajzat në Bangladesh nuk janë më të detyruara të deklarojnë nëse janë të virgjëra në certifikatat e martesës.

Kjo pasi Gjykata e Lartë e këtij vendi vendosi që fjala “e virgjër” të zëvendësohet me “e pamartuar”.

Ka kohë që në vend ka nisur debati mbi këtë fjalë dhe më në fund grupet për të drejtat e grave dolën fitimtarë në këtë çështje.

Madje, tashmë gjykata ka urdhëruar edhe burrat që të tregojnë statusin e tyre.

Ligjet e martesës në Bangladeshin me shumicë myslimane janë kritikuar nga grupet e të drejtave të grave pasi ato janë kufizuese dhe diskriminuese.

Juristët që përfaqësuan grupet që paraqitën çështjen në gjykatë në vitin 2014 kishin argumentuan se kjo fjalë ishte poshtëruese.


(Kosova Sot Online)