Brnabiq takon Borellin: Nuk kthehemi në dialogun me Kosovën pa u hequr taksa

  • 28 August 2019 - 11:26
Brnabiq takon Borellin: Nuk kthehemi në dialogun me Kosovën pa u hequr taksa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mbërritur në Spanjë për takimin që do të ketë me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josef Borell, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që Borell do të jetë edhe pasues i Federica Mogherinit në pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe ndërmjetësues në dialogun për normalizim të raporteve.

“Unë pres një dialog miqësor, ku një ndër temat kryesore të do të jenë raportet bilaterale dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën”, ka thënë Brnabiq , shkruan tanjug.

Përveç tjerash Brnabiq ka thënë se do të diskutojnë me Borellin edhe për marrëveshjet e arritura në vitin 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vënë theksin tek zbatimi i tyre.

“ Le të kthehemi tek ajo që u arrit në vitin 2013. BE është garantuese e asaj marrëveshje. Ishte një mandat i plotë i Mogherinit, dhe Prishtina nuk zbatoi asgjë nga ato marrëveshje. Unë pres që BE-ja të jetë garantuese e marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Brnabiq.

Ndërkohë sa i përket vazhdimit të dialogut, Brnabiq ka thënë se nuk mund të rinisë përderisa është ende në fuqi taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe.

(Kosova Sot Online)