Vushtrri: Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet

  • 30 August 2019 - 09:31
Vushtrri: Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një persontë dyshuar në Vushtrri, pasi që i njejti po bashkëjetonte me një të mitur.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër K-Shqiptare e mitur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)