E paraqet në media sociale si të dyshuar për vepër penale, arrestohet pejani

  • 30 August 2019 - 12:27
E paraqet në media sociale si të dyshuar për vepër penale, arrestohet pejani

Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Pejës. Një person është arrestuar pasi që kishte postuar një shkrim në rrjete sociale, ku e kishte paraqitur një person tjetër si të dyshuar lidhur me një vepër penale.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetit sociale, kishte postuar një shkrim ku viktimën mashkull K/Shqiptar e kishte paraqitur si të dyshuar lidhur me një vepër penale. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)