Ky është aderimi më i ri në AAK, ja kush i bashkohet Haradinajt

  • 30 August 2019 - 14:55
Ky është aderimi më i ri në AAK, ja kush i bashkohet Haradinajt

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti, ka aderruar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nëpërmes një postimi në Facebook.

Prof.DR. Afrim Hoti është ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare dhe ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në UP. Aty ai ka qenë edhe drejtues i departamentit.

Ky është postimi i plotë i Haradinaj:

Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës. Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet.

Image

(Kosova Sot Online)