E la i fejuari, vajza i jep fund jetës me fostoksinë

  • 30 August 2019 - 18:22
E la i fejuari, vajza i jep fund jetës me fostoksinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga Tirana.

Newsbomb.al disa ditë më parë informoi se një vajzë kishte shkuar në gjendje të rëndë në QSUT pasi ishte vetëhelmuar me fostoksinë.

Ndërkaq, konfirmohet se vajza e identifikuar si Dorilda Demaj, ka ndërruar jetë në reanimacionin qendror të QSUT më datë 24 gusht.

Shkaku sipas burimeve nga spitali është intoksikimi me fostoksinë.

Të tjera burime bëjnë me dije se vajza piu helmin në kushtet e një gjëndjeje të rënduar psikologjike pasi i fejuari i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.

Shoqet e Dorildës, të tronditura, njoftuan të fejuarin e saj dhe i kërkuan ndihmë për ta çuar në spital por ky i fundit, siç tregojnë burimet, u tregua indiferent.

Mes panikut e frikës, shoqet e çuan vetë Dorildën në QSUT por për fat të keq, vajza nuk ia doli të mbijetojë.

(Kosova Sot Online)