Policia arreston dy persona në Prishtinë për organizim të lojërave të fatit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arresuar dy persona gjatë kontrollit në tri lokacione në kryeqytet.
Sipas policisë në këto lokacione dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit në mënyrë të kundërligjshme.
Nga kontrolla e policisë janë konfiskuar një llaptop, tri shtëpiza kompjuteri, një telefon, shtatë monitor, 450€ kesh para, katër tiketa të lojërave të ndryshme një biletë për bastore.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)