Një person i armatosur futet në spital dhe plagos 3 vetë

  • 31 August 2019 - 21:47
Një person i armatosur futet në spital dhe plagos 3 vetë

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona kanë mbetur të plagosur.

Dy grupe të rinjsh fillimisht janë zënë me njëri-tjetrin me leva në zonën e Levanit.

Ndërsa sherri ka vijuar në spitalin e qytetit, aty ku një person i armatosur u fut brenda ambienteve duke hapur zjarr.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa nuk dihen identitetet e të plagosurve dhe autorëve.

(Kosova Sot Online)