Mërgimtarët në Merdare po ballafaqohen me kolona deri në 7 orë

  • 31 August 2019 - 22:38
Mërgimtarët në Merdare po ballafaqohen me kolona deri në 7 orë

Në pikën kufitare të Merdares, mërgimtarët janë duke përjetuar deri në shtatë orë kolona të gjata.

Sipas njoftimit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 400 deri në 420 minuta, ndërsa kolona me vetura është më e gjatë se 1300 metra.

E në pikat tjera kufitarë nuk ka pritjet të mëdha.

Në Dheun e Bardhë pritet 30-40 minuta, ndërsa në pikëkalimet tjera kufitare nuk ka pritje.

Gjatë sezonit të pushimeve verore dhe gjatë pushimeve të festave dimërore, mërgimtarët detyrohen të presin me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

(Kosova Sot Online)