Po pastronte xhamat, gruaja shtatzënë bie nga kati i katërt i banesës

  • 01 September 2019 - 15:10
Po pastronte xhamat, gruaja shtatzënë bie nga kati i katërt i banesës

Një grua ka rënë nga kati i katërt i një banese në Berlin të Gjermanisë.

Gruaja me origjinë nga Azerbajxhani ka qenë duke pastruar dritaren e banesës në katin e katërt kur i kanë rrëshkitur duart dhe ka rënë në tokë.

Mediat gjermane bëjnë me dije se ajo ishte shtatzënë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar gruan në spital.

Ajo nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mjekët thanë se ishte e pamundur të shpëtonte. Edhe foshnja e saj nuk mundi të shpëtonte.

Kosova Sot Online