Quni zbulon bisedën me Hazirin ditën kur po caktohej kandidatura për kryeministër

  • 01 September 2019 - 17:35
Quni zbulon bisedën me Hazirin ditën kur po caktohej kandidatura për kryeministër

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Anton Quni, ka zbuluar detaje interesante nga mbledhja e fundit në parti kur është caktuar mandatari për kryeministër.

Quni ka treguar për garën që po zhvillohej mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit, dhe për fjalët që i ka thënë këtij të fundit në mbledhje.

Kryetari i Degës së LDK’së në Prizren ka thënë se i ka kërkuar Lutfi Hazirit që të bëhen bashkë si vëllezër siç e do tradita shqiptare dhe të ndihmojnë motrën (Vjosa Osmani).

“Kanë qenë dy kandidatura . Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani. Në situatë kur edhe motra edhe vllau ta kërkon besimin dhe ndihmën, atëherë tek ne shqiptarët, dy vëllezërit bëhen bashkë dhe i ndihmojnë motrës. Të gjithë ne këtu vëllezër e motra jemi këtu që të mbështesim ty”, ka thënë Quni.

Ndër të tjera Quni i ka dërguar mesazh edhe kryetarit të partisë, duke i thënë se do të fitojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Kosova Sot Online