I dërguari special për Ballkanin, ja çfarë dëshmon për Kosovën emërimi i Matthew Palmer

  • 02 September 2019 - 07:30
I dërguari special për Ballkanin,  ja çfarë dëshmon për Kosovën emërimi i Matthew Palmer

SHBA edhe njëherë tregon mbështetjen e fuqishme për Kosovë. Daçiq reagon i tërbuar...

"Foreign Policy" ka shkruar se zëvendës ndihmës sekretari, Matthew Palmer,  pritet që të jetë i dërguari special në Ballkan, pjesë e një përpjekje për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin që ta përfundojë çështjen më të diskutueshme të Evropës jug-lindore.

Image

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, emri i diplomatit Matthew Palmer, si i dërguari special në Ballkan në veçanti për raportet Kosovë-Serbi dhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy shteteve, përbën një lajm të mirë për Kosovën, ngase, siç thotë Haziri,  kjo është edhe një dëshmi se ShBA-të vazhdojnë ta kenë vëmendjen ndaj rajonit tonë, pra edhe ndaj Kosovës dhe çështjeve të hapura në rajonin e Evropës jug-lindore.

"Se a do të jenë SHBA-të të involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në dialogun Kosovë-Serbi, kjo nuk është diçka shumë e rëndësishme për arsyeje se SHBA-të kanë qenë të involvuara në mënyrë indirekte në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetuar nga BE-ja, dhe Washingtoni zyrtar e ka mbështetur në plotni këtë proces dhe mendoj se këtë kurs do të vazhdoj ta mbajë Washingtoni edhe gjatë rifillimi dhe vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe nuk shohë ndonjë shqetësim sa i përket Rusisë, e cila do të vazhdoj të mbahet larg nga ky proces, sikur edhe në të kaluarën", tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Krasniqi shtoi se ajo çka është me rëndësi për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë dhe kërkesës së partnerëve ndërkombëtar që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë,  është një përfaqësim kredibil dhe me legjitimitet politik e qytetar që duhet ta ketë Kosova.

"Ndërsa sa i përket rrezikut për ndarjen e Kosovës, ky plan tashmë ka marrë një goditje mbase përfundimtare nga Gjermania, dhe këtë qëndrim në ditët e ardhshme do ta sforcoj edhe më tej SHBA-të dhe shtetet e tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare", ka përfunduar Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Kurse analisti politik, Kushtrim Kadriu tha se ekziston edhe një rrezik potencial i kyçjes së Rusisë në këtë proces, si palë rivale e SHBA-ve.

Image
Kushtrim Kadriu

"Këto bisedime nuk do të sjellin asgjë pa intervenimin Amerikan, duhet lutur që dora Amerikane të jetë prezentë dhe të na nxjerr nga ky qorr sokak sati dhjetë vjeçar. Çdo gjë që do të servohet nga SHBA-të duhet të pranohet nga ne dhe duhet të ndihemi të sigurtë me veprimet e SHBA-ve", tha Kadriu.

Ndryshe, për emërimin e Matthew Palmer ka reaguar edhe Ivica Daçiq, i cili ka thënë se emërimi i tij është një shenjë se administrata amerikane dëshiron të shtyjë procesin e bisedimeve Beograd-Prishtinë.

(Kosova Sot Online)