“Hashim Thaçi në panik”, vjen kërkesa urgjente për shkarkimin dhe burgosjen e Presidentit

  • 02 September 2019 - 07:43
“Hashim Thaçi në panik”, vjen kërkesa urgjente për shkarkimin dhe burgosjen e Presidentit

Akuza të rënda kanë shpërthyer ndaj presidentit, Hashim Thaçi, për të cilin kërkohet urgjentisht shkarkimi dhe dërgimi prapa grilave për...

Hashim Thaçi është paralajmëruar ashpër nga zyrtarët e LDK-së dhe Vetëvendosjes, se në rast se ata fitojnë zgjedhjet atëherë Thaçin e pret shkarkimi nga postimi i presidentit.

Image

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, ka thënë se Thaçi do të shkarkohet dhe nuk do ta udhëheqë më dialogun me Serbinë. E në përkrahje të Osmanit, ka dalë edhe deputeti i kësaj partie, Anton Quni, sipas të cilit LDK nuk do të lë gurë pa lëvizur për shkarkimin e Thaçit. Njëjtë janë deklaruar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por sa kanë gjasa dhe fuqi LDK dhe Vetëvendosje për shkarkimin e Thaçit?

Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Gani Qarri.

Qarri hedhë akuza të rënda ndaj presidentit, Hashim Thaçi, për të cilin thotë se e riktheu Serbinë në Kosovë.

“Kuislingu Hashim Thaçi, gjatë bisedimeve të mbajtura kokë më kokë, sidomos në dy vitet e fundit me Aleksandër Vuçiqin, jo vetëm se e riktheu Serbinë në Kosovë, por pas vënies së më hershme të fusnotës, duke vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e saj, ai Kosovën nga agjenda ndërkombëtare e ktheu në çështje të brendshme të Serbisë. Kështu që, pas mëse 20 vitesh të nënshkrimit të kapitullimit pa kushte dhe tërheqjes me turp prej kësaj pjese të tokave tona, mjerisht sot Serbia falë tradhtive të paprecedent të Hashim Thaçit, pretendon se ka hise edhe në territor e resurse të Kosovës dhe kërkon të marrë hiq më pak se 1/ 3-tën e tokave më të mira të vendit tonë", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas Qarrit, Thaçi me veprimet e tij të hapura tradhtare kundër shtetit të brishtë, ka dëshmuar publikisht se ai personalisht është paraprijës i realizimit të interesave serbo-ruse në Kosovë, ngase, siç thotë Qarri, Thaçi është shndërruar në shërbëtorin më të përulur të Aleksandër Vuçiqit.

"Thaçi me veprimet e tij të hapura tradhtare, kundër shtetit tonë të brishtë, ka dëshmuar publikisht se ai personalisht, është paraprijës i realizimit të interesave serbo-ruse në Kosovë, dhe është shndërruar në shërbëtorin më të përulur të Aleksandër Vuçiqit, kështu që për tu parandaluar trashja e mëtejme e zullumit të Thaçit me bashkëpunëtorët e Vuçiqit dhe BIA-s së Serbisë kundër Kosovës, Thaçi duhet urgjentisht të shkarkohet nga pozita e presidentit", shtoi Qarri.

Më tej, Qarri deklaroi se cila do parti që mund t’i fitojë zgjedhjet dhe koalicioni që do të qeverisë me vendin pas këtyre votimeve, në rend të parë e ka për detyrë dhe obligim të pakalueshëm që ta shkarkojë urgjentisht kuislingun Hashim Thaçi, në mënyrë që të mund ta mbrojë tërësinë territoriale, integritetin e vendit dhe interesat shtetërore të Kosovës.

"Pra në mënyrë që të shpëtohet Kosova nga ndarja, pikësëpari duhet të shkarkohet nga pozita e presidentit kryetradhtari i saj Hashim Thaçi, të dërgohet ai urgjentisht prapa grilave dhe vendoset sa më parë në bankën e të akuzuarve për shkeljen e Kushtetutës dhe tradhtinë e lartë shtetërore e kombëtare, deri te tendenca për copëtimin e vendit dhe rreziku permanent për ndarjen dhe shuarjen e shtetit të Kosovës, në kolaboracion me Aleksandër Vuçiqin e Edvin Kristaq Ramën", shtoi tutje ai.

Qarri tha se paralajmërimet nga LDK dhe Vetëvendosje për shkarkimin e Thaçit, ky i fundit ka rënë në panik të madhe.

"Deklarata nga kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani se nëse ajo dhe partia e saj fitojnë zgjedhjet, do ta shkarkojnë Hashim Thaçin nga posti i presidentit, gjë që e ka përsëritur edhe deputeti tjetër i LDK-se, Anton Quni duke shtuar se nuk do lënë gurë pa lëvizur për ta realizuar këtë premtim, dhe mbështetja nga VV, kanë alarmuar Thacin. Pas veprimeve si këto, Hashim Thaçit jo vetëm se po i vije fundi më i keq i mundur, për çka edhe ka rënë në panik total nga një paralajmërim i tillë, por ai ka humbur tërësisht edhe besimin e popullit dhe çdo legjitimitet tjetër për të qëndruar edhe më tej në pozitën e të parit të shtetit. Të gjitha argumentet flasin hapur, se asnjë zgjidhje tjetër nuk ka, përveç se të bëhet shkarkimi urgjent i kryekuislingut Hashim Thaçi, në mënyrë që të shpëtoj Kosova nga ndarja dhe të mos ndodhë shuarja e shtetësisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës si shtet i pavarur" ka thënë ai për "Kosova Sot Online".

Ai tha se është plotësisht e kuptueshme se nëse LDK dhe VV, fitojnë shumicën e votave , jo vetëm se ka gjasa të mëdha, por dhe duhet medoemos të ndodhë shkarkimi i menjëhershëm i Hashim Thaçi nga të gjitha pozitat politike e shtetërore, sipas tij, ai duhet të dërgohet urgjentisht prapa grilave për tu përgjigjur për të gjitha tradhtitë e tij ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)