Ja gara kryesore në zgjedhjet e 6 tetorit, ky është paralajmërimi për dy koalicionet

  • 02 September 2019 - 14:06
Ja gara kryesore në zgjedhjet e 6 tetorit, ky është paralajmërimi për dy koalicionet

Gara zgjedhore do të zhvillohet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Koalicionet parazgjedhore pa asnjë fuqi politike...

Dështimi i përpjekjeve për të arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në mes të LDK-së dhe të VV-së, sipas analistëve politikë do të jetë një hendikep i madh dhe një zhgënjim për qytetarët, të cilët kanë pritur se me koalicionin mes këtyre dy partive, do të ndodhnin ndryshime pozitive dhe do të lëvizej përpara nga status koja 20 vjeçare e ngecjes në zhvillim dhe perspektivë të vendit. 

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, tani më dështimin për hyrje në koalicion parazgjedhor, gara me e ashpër në zgjedhjet e 6 tetorit do të zhvillohet mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Image
Nexhat Haziri

“gara interesante do të jetë në mes dy partive të mëdha LDK dhe VV-ja, parti që janë favorite për ti fituar zgjedhjet, por këtu nuk duhet përjashtuar as PDK-në, por që realisht nëse flasim për momentumin e kësaj partie, atëherë sikur është rezervuar vendi I tretë për ta. Ajo që po ashtu do të jetë interesante edhe për qytetarët e vendit është se çfarë programi do të paraqesin veç e veç dy partitë e mëdha LDK dhe VV-ja,cila nga këto dy parti do të arrijë ta bindë një shtresë jo të vogël të votuesve abstenues në zgjedhjet e kaluara që ti sjellë deri te kutia e votimit. LDK dhe VV-ja, në një formë apo tjetrën perceptohen në opinione si shpresë për vendin, dhe mbetët për tu parë se si po shfrytëzohet ky momentum i tyre për ta fituar besimin dhe kthyer eventualisht shpresën e humbur”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri konsideron se koalicionet që aplikuan dhe u regjistruan në KQZ, nuk paraqesin ndonjë forcë reale në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Për arsye se vijnë nga parti jo me shumë peshë në skenën politike kosovare, siç është koalicioni i “devollistëve” AAK-PSD, apo ai NISMA-AKR “kumbar“ i të cilit është presidenti Thaçi, mirëpo zhgënjimi gjithsesi do të ndodhë me dështimin e koalicionit të madh që pritej mes VV-s dhe LDK-së. Këto dy koalicione të shumicës shqiptare që aplikuan në KQZ, përpos elektoratit të tyre, nuk paraqesin ndonjë alternativë reale që do t’i bënte tërheqëse për votuesit, pasi po ashtu përbëhen nga parti politike që janë sinonim I krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)