‘Finalja e madhe’, flet eksperti i sigurisë: Ja çfarë do të kërkojë Vuçiq nga Kosova

  • 02 September 2019 - 16:06
‘Finalja e madhe’, flet eksperti i sigurisë: Ja çfarë do të kërkojë Vuçiq nga Kosova

Kosova i ka kufijtë e saj që nga çlirimi e deri më tani, por...

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompe ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Analistët politikë, emërimin e Metthew Palmer si Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor e shohin si përfshirje in-direkte të ShBA-së. 

Ekspert i sigurisë, Hajurllah Tërnava në një prononcim për "Kosova Sot Online", tha se situata në të cilën tani grindet Kosova pa qeveri, duhet që sa më parë të mbahen zgjedhjet, ngase siç tha Tërnava, viti në vijim është shumë domethënës për Kosovën, kur dihet se Kosova duhet ta zgjedhe çështjen e demarkacionit me Serbinë, asociacionin serb, taksën 100% e shumë çështje tjera të pazgjedhura gjatë luftës e mbas saj.

Image
Hajurllah Tërnava

"Edhe shkrimi i „Foreign Policy“ e argumenton këtë fakt se Mattheë Palmer si i dërguar special në Ballkan do të jetë pjesë e një përpjekje për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin që ta përfundoj çështjen më të diskutueshme të Evropës jug-lindore. Nuk duhet të harrojmë edhe takimin e para do ditëve të zonjës Merkel dhe zotriut Makron në Berlin ku u pajtuan dhe kërkuan nga Kryetari i Serbisë Vuçiq që Serbia të terhjeket nga veriu i Kosovës në tërësi dhe qytetarët e atij vendi ti nënshtrohen ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe ta vazhdojnë jetën e tyre normali si tjerët qytetar të Kosovës, sepse çështja e Kosovës tani është çështje e përfunduar, dhe Kosova i ka kufijtë e sajë që nga çlirimi e deri më tani", ka thënë Tërnava në një prononcim për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Vuçiqit do t’i tërhiqet vërejtja se territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe çdo gjë për të është e përfunduar.

"Me vet faktin sikur e ceka më lartë se përfaqësues të SHBA-së, do të kyçen për çështjen e Ballkanit e dëshmon faktin se SHBA do të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Për krejt këtë, mirë janë të informuar edhe institucionet e Serbisë dhe tani edhe vet „Vuçiq deklarohet se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës por edhe ne duhet të fitojmë së paku diçka për këtë njohje“. Prandaj është e kuptueshme se deri në përfundimin zyrtar të këtyre bisedimeve Vuçiq do të kërkoj së paku disa komuna si kompromis për njohje reciproke gjë që Kosova asesi s'duhet të pajtohet dhe ta pranoj këtë kërkesë të Serbisë", shtoi Tërnava për “Kosova Sot Online”. 

Ai tha se rreziku i Rusisë si pjesëmarrëse në këto bisedime gjithnjë është i mundshëm.

"Por mos të harrojmë se Rusia i ka hallet dhe telashet e veta, me shtetet për rreth, me të cilat ende gjendet në luftë, sepse ajo i ka okupue pjesë të tëra të Ukrainës, dhe shteteve tjera për rreth, që është në gjendje lufte me ta, prandaj ajo e ka hallin e vetë dhe një angazhim i sajë për Serbinë e Kosovën, do të thotë se edhe SHBA duhet të jetë pjesëmarrëse në bisedime të atyre territoreve që i ka okupue Rusia", shtoi Tërnava.

Për fund, Tërnava tha se në rast marrëveshjes përfundimtare të suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë u hapet rruga dy shteteve për rrugën e tyre evropiane.

“Në rast se përfundojnë bisedimet rrethe Serbisë dhe Kosovës si të suksesshme dhe vjen deri te njohjet reciproke të pavarësisë së të tyre, atëherë gjithçka do të filloj të përshpejtohej në të mirë të këtyre dy vendeve, dhe si Serbisë dhe Kosovës do i hapen rrugët drejtë BE dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”, përfundoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

(Kosova Sot Online)