Shikoni çfarë dëmesh ka shkaktuar uragani “përbindësh”

  • 02 September 2019 - 21:41
Shikoni çfarë dëmesh ka shkaktuar uragani “përbindësh”

Disa fotografi dhe video të publikuara nga ‘Daily mail’, tregojnë dëmet që ka shkaktuar uragani Dorian në Bahamas. Nga imazhet duket se stuhia shkaktoi përmbytje të mëdha, të cilat thyen pemët, shkatërruan shtëpitë e makinat.

Uragani Dorian, një stuhi e kategorisë pesë, goditi vendin me një shpejtësi prej 285 km/orë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar raporton se rreth 13,000 shtëpi mendohet se janë dëmtuar ose shkatërruar.

Stuhia po lëviz ngadalë drejt perëndimit dhe mund të godasë zona të bregdetit lindor të SHBA-së. Mbetet ende kërcënues për jetën e banorëve sepse do të vijojë edhe dy ditët e ardhshme.



Florida, Georgia, Karolina e Veriut dhe ajo e Jugut kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Zonat e ishujve të Abaco janë plotësisht nën ujë pasi u goditën nga stuhia.



Gjithashtu raportohet se është ndërprerë energjia elektrike dhe interneti në rreth 700 ishuj të vendit.

(Kosova Sot Online)