Anija nga Londra niset për lundrimin më të gjatë në botë

  • 03 September 2019 - 11:44
Anija nga Londra niset për lundrimin më të gjatë në botë

Bëhet fjalë për një ëndërr të bukur ose një ankth udhëtimi, varësisht sa jeni të ndjeshëm ndaj sëmundjes së detit. Kompania “Viking Cruises” e ka nisur shëtitjen luksoze me anije, i cili do të zgjasë 245 ditë dhe pritet të futet në librin e rekordeve “Guiness” për lundrimin më të gjatë në botë.

Anija “Viking Sun” me 930 persona brenda saj, u nis nga porti “Greenwich Pier” në Londër. Ajo do të kalojë nëpër ujërat e gjashtë kontinenteve dhe 51 shteteve dhe do të ndalet në 111 porte detare gjatë lundrimit të saj.

Lundrimi do të zgjasë tetë muaj dhe do të përfundojë me kthimin e anijes në Londër. Anija do të shkojë në Skandinavi, Karaibe dhe Amerikë Jugore. Më pas, lundrimi do të vazhdojë nëpër Oqeanin Paqësor, në ujërat e Australisë dhe Azisë, para se të kthehet në Detin Mesdhe dhe pjesë të tjera të Evropës.

Gjatë kësaj shëtitjeje të gjatë, udhëtarët do të t’i kalojnë disa net në 23 qytete të ndryshme.

Çmimi i biletës për një person fillon nga 93 mijë dollarë dhe në të përfshihet ushqimi dhe shëtitjet falas nëpër portet ku do të ndalet anija.

E ndërtuar në vitin 2017, anija është 227 metra e gjatë dhe i ka dhjetë salla për ushqim, ndërsa të gjitha 465 dhomat e saj janë të pajisura me veranda, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)