Ish agjenti i SHIK-ut zbulon formulën e koalicionit: Ja pse Vjosa Osmani, e as Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër

  • 03 September 2019 - 16:55
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon formulën e koalicionit: Ja pse Vjosa Osmani, e as Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër

Naim Miftari, ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), tregon arsyet pse Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk do të arrijnë të ulen në karrigen e kryeministrit të Kosovës...

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, duke u nisur nga fakti i dështimit të koalicionit parazgjedhor në mes të LDK-së dhe VV-së, konsideron se edhe koalicioni pas zgjedhor nuk ka shanse të ndërtohet në mes të këtyre dy subjekteve politike, por se ai do të ndikohet nga interesat e nëntokës kriminale dhe grupi që e rrethon Hashim Thaçin me disa mbështetës ndërkombëtar të cilët po i shtyjnë proceset e bisedimeve në dëm të shtetit të Kosovës.

Image
Naim Miftari

“Me dështimin e qëllimshëm të koalicionit para zgjedhor VETËVENDOSJE dhe LDK u duket shumë qartë se partia e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova nuk mundë të ç’kapet nga përafrimi me Hashim Thaçin,me SHIK-un dhe i PDK-në, duke mos harruar se është pikërisht LDK-ja që e kishte zgjedh kryetar Hashim Thaçin (Boshko Buhen)”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai ka mendon se propozimi i Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre është i qëllimshëm dhe ka vetëm karakter e qëllim popullist, për çka Miftari nuk beson që Vjosa Osmani do të arrij ta merr pozitën e kreut të qeverisë së Kosovës.

“Aspak nuk e besoj se Vjosa Osmani do të bëhet kryeministre, sepse në çdo variant pas zgjedhjeve do të ketë formula të reja që dalin nga nëntoka e partive politike, që në fakt janë vetëm klane që i kontrollojnë partitë politike, dhe pikërisht mbi këto klane qëndrojnë bosët e të cilët si në berëzën tregtare do ta caktojnë pas zgjedhjeve edhe vendimin përfundimtar me pazare politike se kush do të jetë kryeministër dhe për sa kohë sa kohë do të jetë në pozitën e kryeministrit”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

“Edhe qeveria e ardhshme do të ndërtohet si një qeveri servile e interesave të grupeve të ngushta dhe do ta ketë në dorë si trashëgimi në vazhdim, si pataten e nxehtë, çështjen e idesë së treshes Thaçi-Vuçiçi-Putin për ndarjen e Kosovës. Këtë proces do të mbështes fuqishëm edhe i caktuari si përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Mathev Palmer që përndryshe është edhe dhëndër serb, që i shkon Serbisë për shtati në joshjen me çdo kusht në qëllimin që Kosovës ti merret veriu ose të formohet një Republika Srpska e re”, theksoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online” . 

Ai thotë se për të arritur deri në këtë pikë, Kosova do të mbahet e mashtrohet me premtime të kota, sikur që ka ndodhur kur u mashtrua më herët derisa ju fal territor Maqedonisë , e së fundi edhe Malit të Zi, kurse e treta e vërtetë do të përfundojë duke i falë territor edhe Serbisë.

“Kjo agjendë e përgatitur në tavolinat diplomatike nga Thaçi e Vuqiq me lobin pro rus, pamundëson dhe nuk lejon për asnjë çmim bërjen e koalicionit pas zgjedhor me VV-në. Në një ambient të tillë nuk ka vend për Albin Kurtin dhe VETËVENDOSJ! në pushtet. Prandaj është shumë e qartë se në pushtet do të vjen vija e servilëve të Hashim Thaçit dhe vija e ideve serbomadhe të disa shteteve që edhe pse po llogariten si miq tanë ato mbajnë anën e Beogradit, madje edhe e armatosin Beogradin, duke tentuar që me shpërblime dhe lëshime në dëm të Kosovës ta mbajnë sa më Serbinë sa më larg nga përafrimi dhe përqafimi me Vlladimi Putinin dhe Rusinë”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)