Ja çka bëri uragani Dorian, gjithçka është bërë rrafsh me tokë

  • 04 September 2019 - 10:09
Ja çka bëri uragani Dorian, gjithçka është bërë rrafsh me tokë

Uragani Dorian që ka goditur Ishujt Bahamas tashmë ka mbytur shtatë persona si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke i shndërruar qytetet në vende “fantazmë”.

Se sa të mëdha janë këto dëme materiale pritet të konstatohet gjatë ditëve në vijim, e për fuqinë e këtij uragani dëshmojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri: shtëpi të mbuluara nga uji, gërmadha, objekte të ndryshme të shembura, kurse zonat e gjelbëruara plotësisht të shkatërruara.
Dorian ka humbur paksa fuqinë shkatërruese duke kaluar nga kategoria e pestë në të tretën, megjithatë vazhdon të jetë i rrezikshëm dhe po kërcënon banorët.

Sipas Qendrës Nacionale të vëzhgimit të uraganeve në SHBA, uragani Dorian pritet kah gjysma e ditës së sotme të mbërrijë në Florida, kurse te enjten edhe në Georgia dhe Karolinën e Jugut.

(Kosova Sot Online)