Plaçkitet në mes të rrugës, por viktima nuk dorëzohet pa ia kafshuar këmbën hajnit

  • 04 September 2019 - 17:01
 Plaçkitet në mes të rrugës, por viktima nuk dorëzohet pa ia kafshuar këmbën hajnit

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se si viktima e një plaçkitjeje e kafshon hajnin i cili ishte i armatosur. Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të trenave në Londër.

Dy hajnat arrijnë t’ia marrin orën e dorës, por që viktima ulet në tokë me qëllim dhe ia kafshon këmbën në mënyrë që të mos e lë të ikë. Pas këtij kafshimi edhe hajnat i kthehen viktimës duke tentuar ta sulmojnë.

Sipas dëshmitarëve, viktima kishte arritur të shpëtonte pa lëndime pasi që njerëzit afër rrugës i kishin dalë në ndihmë dhe nuk kishin lejuar që ai të lëndohej.

Në këtë video, ai dëgjohet teksa bërtet dhe i kërkon ndihmë kalimtarëve “Ejani dhe më ndihmoni”.

Për më shumë shikoni videon.

 

(Kosova Sot Online)