Përfitoj 20 mijë euro, arrestohet për fajde i dyshuari në Ferizaj

  • 05 September 2019 - 09:22
Përfitoj 20 mijë euro, arrestohet për fajde i dyshuari në Ferizaj

Një person është arrestuar dje në Ferizaj shkaku i fajdeve.

I njëjti dyshohet se nga dhjetori i 2018 deri në prill të këtij viti ka arritur të përfitojë prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicilaet E.H., nga Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online )