I detyruan dy persona të paguajnë 93 mijë euro për një pronë, arrestohen të dyshuarit

  • 05 September 2019 - 12:15
I detyruan dy persona të paguajnë 93 mijë euro për një pronë, arrestohen të dyshuarit

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona për veprën penale “Detyrim”

Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Shefqet Shkupi” në Prishtinë, ku të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktima të paguajnë shumën prej 93 mijë eurosh për të shfrytëzuar pa problem pronën.

Sipas raportit 24 orësh të policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)