Arrestohen më shumë se 300 emigrantë që po synonin Europën

  • 08 October 2015 - 19:31
Arrestohen më shumë se 300 emigrantë që po synonin Europën

Autoritet e Libisë kanë arrestuar rreth 300 refugjatë të cilët po bënin përpjekje që të kalonin në Europë.

Shumica prej këtyre refugjatëve kanë qenë nga Senegali, raporton AFP.

“Kemi arritur t’i ndalojmë më shumë se 280 refugjatë të cilët po bënin përpjekje të kalonin në Europë”, ka thënë Taher el-Naas, zyrtar nga Libia.