Hoti publikon fotografi nga mbledhja ku po hartohet lista e kandidatëve për deputetë

  • 05 September 2019 - 15:44
Hoti publikon fotografi nga mbledhja ku po hartohet lista e kandidatëve për deputetë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se partia e tij e ka përgatitur listën e kandidatëve për deputetë.

Hoti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se LDK’ja e ka përgatitur një listë gjithëpërfshirëse që mbulon çdo cep të Kosovës.

“Sot në Kryesi dhe Këshill të Përgjithshëm e përgatitëm listën e kandidatëve për deputetë, një listë gjithëperfshirëse që mbulon çdo cep të Kosovës, çdo grupmoshë, burrat dhe gratë, të cilët me dinjitet do të përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Kosovës në Kuvend”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të ,bahen me 6 tetor. Partitë politike kanë afat kohor deri të premten e 6 shtatorit për t’i dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)