Avokati tregon pse u hodh sipër makinës Kokëdhima, nuk është ajo çfarë medoni

  • 05 September 2019 - 23:40
Avokati tregon pse u hodh sipër makinës Kokëdhima, nuk është ajo çfarë medoni

Rasti Mihal Kokëdhimës dhe video e shpërndarë në media ishte njolla e zezë  për turizmin në Shqipëri. Ketë të enjte në emisionin Opinion është debatuar pikërisht për këtë çështje. Ish-avokati i Kokëdhimës ka dhënë detaje për ngjarjen si dhe ka treguar versionin e ish-klientit të tij.

“Sipas versionit dhe të prokurorisë është i evidentuar tashmë që grupi i shqiptarëve bashkë me turistët kanë shkuar kanë porositur, ashtu si shqiptarët bëjnë dhe pazare të ndryshme. Kanë shkuar kanë porositur aq sa deshën, ua ka servirur dhe peshkun ndërkohë janë ulur në tavolinë, i ka marrë menu-në për gjera e tjera ndërkohë ishin duke pritur që të përgatitej peshku. Pas disa minutash ata ngrihen, nuk e di se si… u ngritën dhe kanë dalë jashtë. Zoti Kokëdhima kishte parë tek tavolina dhe del jashtë. Merr policinë dhe i thotë që po ikin, ndërkohë këta ndezin makinën edhe ikin. Ai është hedhur instinktivisht tek makina se ka menduar se donin ta shtypnin. Ai godiste makinën me telefon  se nuk kishte ku të kapej.  Këta zotritë kanë ecur tre kilometra e gjysmë me Mihalin sipër makinës. Ata nuk kanë ndaluar asnjëherë që ai të zbriste”, tha avokati Kujtim Cakrani.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi që ishte në studio tha se ngjarja nuk ishte aq e thjeshtë sa e shpjegoi avokati.

“Ata ishin me bluzën e grisur, familja ishte e shqetësuar. Kryefamiljari ishte i çarë në buzë, pastaj situata mori ndryshe. Nuk është ekzagjerim që i vajta me tufë me lule… Video është e tillë, ata ndaluan në atë lokal nga dita e bukur, nga mikpritja e njerëzve. Unë nuk jam për avokat as për prokuror. Të vetmin justifikim që i vinin ngjarjes është se zotëria nuk ishte në terezi. Ata nuk kanë konsumuar asnjë gotë ujë në atë lokal”, tha ministri Klosi.

Por avokati e ka kundërshtuar në moment Ministrin duke I thënë se ishte pikërisht ai që e mediatizoi edhe më tutje ngjarjen duke I shkuar me lule spanjolëve sikur ndonjë të dashure.

Kujtim Cakrani: Klienti im u hodh para makinës për të mos u shtypur. Nëse nuk do të kishte dalë videoja nuk do ishte bërë ngjarja publike fare. Ministri vajti atje me lule, sikur po takonte të dashurën. 


(Kosova Sot Online)