Çka ndodh sot në Kosovë

  • 06 September 2019 - 08:00
Çka ndodh sot në Kosovë

Organizohet ceremonia e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (“White Garden Event”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 10:00)

Bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:15).

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën Global Woman Summit, organizuar nga Global Woman Club. (Hotel “Swiss Diamond”, 11:30)

Mbahet manifestimi tradicional “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit Komunal të Klinës, ora 13:00)

Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet ushtrimi nga Njësitë Speciale. (Kampi “Vrella”, ora 13:30)

Mbahet Festivali Rock United, ku bashkohen grupet e muzikës rock dhe fansat me moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”. (Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)